Futboll Sport

“BOMBË” COVID-I TEK SKUADRA E NJOHUR/ Infektohen 20 lojtarë

Pesë futbollistë të tjerë të River Plejtit kanë dalë pozitivë me Koronavirus, duke e dërguar numrin total të lojtarëve të infektuar në skuadrën argjentinase në 20.

Klubi nuk ka asnjë nga katër portierët negativë për ndeshjen e së enjtes në Kupën Libertadores kundër kolumbianëve të Santa Fesë dhe ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes. River Plejti lëshoi një deklaratë ditën e hënë ku thoshte se Lukas Beltran, Flabian Londonjo Bedoja, Gonzalo Montiel, Leonardo Poncio dhe Aleks Vigo ishin lojtarët e fundit që dolën pozitivë dhe iu bashkuan 15 rasteve të tjera që u zyrtarizuan të shtunën, përpara klasikes me Boka Zhuniorsin, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Argjentinës. Boka fitoi me penallti pas barazimit 1-1.

CONMEBOL u lejon skuadrave që të kenë 50 lojtarë. Riveri ka për momentin 32 në dispozicion, përfshirë edhe shumë emra të rinj.

Related posts

Panucci me këmbë në tokë/ Kombëtarja nis menjëherë nga puna për takimin me Skocinë

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH/ Stërvitja e Tiranës, Ze Maria i pranishëm: Kam folur me presidentin për…

Isa.Autor

MËRGIM MAVRAJ NUK SHKON NË BUDENSLIGË/ Largohet nga Greuther Furth

Delo.autor

Leave a Comment