Futboll Seria A Sport

“SUNING” NË KRIZË EKONOMIKE/ Pronarët e Interit kërkojnë zgjidhje në… Kinë

E ardhmja e Interit në aspektin ekonomik dhe atë të pronësisë është ende enigmë. Pavarësisht interesimit të Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite, grupi “Suning” ka telashe të tjera për të zgjidhur dhe po bashkëpunon me qeverinë kineze për t’ia dalë.

Siç raporton e përditshmja financiare në Itali, “Il sole 24 ore”, objektivi i palëve është të riorganizojnë borxhet me anë të bankës kineze “Citic” e cila duhet të kontribuojë për të rifinancuar grupin dhe për të gjetur një zgjidhje për 400 milionë eurot që kinezët duhet të fillojnë të paguajnë për Interin që nga janari i vitit të ardhshëm.

Me këto kushte dhe me çmimin e caktuar prej 1 miliard eurosh, sheiku që bleu Njukasëllin mund t’i largohet tratativës, deri në zgjidhjen e situatës nga familja Zhang.

Related posts

“Lojtarë kriminelë që kanë trukuar ndeshje”, këshilltari shkodran shpërthen në akuza ndaj Vllaznisë

Sadik.Autor

 Parma – Juventus/ Zbllokohet sfida, sulmuesi bardhezi ndëshkon vendasit (VIDEO)

Isa.Autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Ish-presidenti i Realit deklaron: Bale do të largohet nga “Los Blancos”, Zidane ka…

Delo.autor

Leave a Comment