Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN TEK “ZIKALTËRIT”/ “La Gazzetta dello Sport” për talentit shqiptar: Inter, e ardhmja është Zefi? Gol dhe… (VIDEO)

Në orët e fundit të merkatos së verës, Interi siguroi shërbimet e talentit 16-vjeçar, Kevin Zefi nga Shamrok Rovers, skuadër me të cilën është rritur profesionalisht.

Zefi luan si një sulmues krahu dhe qendre nga ku deri më tani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e Interit U-17.

E përditshmja e njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” i ka bërë komplimente djaloshit me origjinë shqiptare ku në titullin kryesor ka shkruajtur: “Inter, e ardhmja është Zefi? Gol dhe dribling vdekjeprurëse të lojtarit me ditëlindje 2005”.

Talenti 16-vjeçar Kevin Zefi, ka lindur në Dublin të Irlandës, më 11 shkurt 2005 dhe zotëron dy nënshtetësi, atë të Irlandës dhe atë shqiptare. Gjithashtu talenti shqiptar ka një kontratë me Interin deri më 30 qershor 2024.

SKEDA E LOJTARIT

Related posts

E PABESUESHME/ Fanella më e BUKUR në qarkullim shitet brenda 24 orëve…

Isa.Autor

“TREKËNDËSH ZJARRI”/ Edhe Milan i bashkohet Juventus me Inter për sulmuesin e njohur të Serisë A…

Delo.autor

KANË GJAK SHQIPTARI! Ja shuma që ofron donacioni Xhaka-Shaqiri për të prekurit nga tërmeti tragjik

Delo.autor

Leave a Comment