Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG humbet 250 milionë euro nga kriza shëndetësore, Katari shkon në ndihmë

PSG mund të marrë fryme, jo vetëm falë marketingut të krijuar nga Leo Messi.

Për t’i bërë ballë humbjes prej 250 milionë eurosh të shkaktuara nga kriza shëndetësore, Qatar Sports Investments (fondi i kryesuar nga emiri i Katarit) ka bërë një rritje të kapitalit me 171 milionë euro.

Sipas Le Parisien, humbjet prej 125 milionë eurosh të parashikuara në qershorin e 2020-ës janë dyfishuar.

Kapitali i PSG ka arritur kështu në 511.4 milionë euro.

Nuk është hera e parë që QSI injekton para në arkat e klubit francez: në korrikun e 2018-ës janë derdhur në arkat e klubit 316 milionë euro, kur klubi realizoi goditjen e dyfishtë Mbappe-Neymar, me kosto 402 milionë euro.

Related posts

Zyrtare: Caktohet data për derbin Milan – Inter

Q.Autor

BRAZILI I SË ARDHMES/ Vendi i bekuar për Realin e Madrid, ja sa vlen në total e gjithë kombëtarja “seleçao”

Delo.autor

“LUFTA E FTOHTË” MES CEFERIN DHE AGNELLI-T/ Presidenti i Juventus-it përjashtohet nga mbrëmja gala, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment