Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Skuadrat pretendente “përplasin brirët”, ja duelet e “zjarrta” të ditës së sotme…

Sot, Kategoria Superiore do të rezervojë dy ndeshje të “zjarrta”, ku katër skuadra pretendente për fitimin e titullit kampion do të luajnë vetëm me objektivin e 3-pikëve.

Në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet takimi Partizani-Kukësi. Klubi i kuq i kryeqytetit nuk e ka provuar ende shijen e fitores së parë në këtë edicion të ri të kampionatit dhe dëshirojnë që me çdo kusht ta bëjnë këtë me Kukësin e cila ndodhet në vendin e katërt me një pikë më pak se kryesueset e tjera.

Në orën 19:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet sfida Teuta-Tirana. Të dyja skuadrat ndajnë vendin e parë të tabelës së renditjes në kuotën e 8 pikëve dhe do të kërkojnë fitoren për tu shkëputur disi nga skuadrat e tjera.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE

Related posts

PO JUSTIFIKON PARAT E HARXHUARA/ Shokët e ekipit i thurin elozhe portierit Alisson

Isa.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Juventus gati zbarkimin për tre talentet në Torino

Delo.autor

“MENDOJ PËR “EURO 2020″/ Sulmuesi Hauge i bën presion Milanit: Nuk dua të qëndroj vetëm për stërvitjet

Delo.autor

Leave a Comment