Futboll Seria A Sport

“TITULLIN DO E BËJ TATUAZH”/ Rrëfimi special i “Demit” Lautaro: Real Madrid? Më kërkuan dy herë, por…

Ditë e veçantë në “Appiano Gentile”, e mërkura, kur Interi u rigjet pas fitores matematikore të titullit. Mes festave dhe stërvitjeve, futbollistët zikaltër kanë dhënë për “Inter TV” disa deklarata ku kanë komentuar momente nga triumfi. Lautaro Martinez ndodhej në shtëpi me bashkëshorten dhe titullin, të dielën e Sasuolo-Atalanta:

“Telefonova menjëherë familjen time në Argjentinë, ishin shumë të lumtur edhe ata. Nuk mund të bëj një dedikim për vetëm njërin nga shokët, sepse secili të bën të përmirësohesh, stërvitje pas stërvitjeje. Jemi të lumtur sepse kemi arritur një titull jo të lehtë, në një sezon të gjatë dhe të vështirë”.

Në vërshëllimën finale të Sasuolo-Atalanta i pari që shkroi në ‘chat’-in e grupit ishte… Stefano Sensi! Pas tij erdhën edhe shumë mesazhe, çfarë gëzimi”. Për Lautaron ka edhe një bast për të përmbushur pas fitores së titullit: një tatuazh për të realizuar. Sulmuesi nuk i largohet detyrimit: “Tatuazhi është gati, do ta bëj pas disa ditësh”.

BARCELONA

Ditën e djeshme është intervistuar edhe nga “ESPN Argentina”, ku ka folur normalisht për titullin, zërat e merkatos dhe për karrierën e tij: “Kam qenë vërtet pranë Barcelonës, kisha biseduar edhe me Mesin. Megjithatë, katalanasit kishin probleme ekonomike në ato momente, kështu vendosa të qëndroja tek Interi.

Rezultoi në fund zgjedhja e duhur meqenëse fitova titullin: diçka e jashtëzakonshme në një klub kaq të rëndësishëm. Reali i Madridit? Më kërkuan dy herë kur luaja te të rinjtë e Rejsingut, por doja të krijoja emrin tim në futbollin argjentinas dhe të transferohesha në Europë kur të isha gati. Ëndërroj që një ditë të rikthehem te Rejsing, ku tifozëria është e pasionuar, ngjason me atë të Interit”.

RINOVIMI

Brenda disa ditësh do të diskutohet me siguri edhe tema e rinovimit. “Ishim në një pikë të mirë, por ndryshimi i menaxherëve të Lautaros na bëri të nisim nga fillimi, megjithatë nuk mendoj se do të ketë probleme”, ishin fjalët e thëna nga drejtori sportiv Piero Auzilio, i cili pavarësisht një shqetësimi të vogël lidhur me situatën qëndron optimist. Akordi i vjetër, prej 4,5 milionë eurosh në sezon plus bonuse deri në vitin 2024 me heqjen e klauzolës prej 111 milionë eurosh mbetet ende baza.

Related posts

“TËRBOHET” TALENTI HAALAND/ Shpenzon gjysmë milioni për 5 orë dhe lë 30 mijë euro bakshish

Delo.autor

12 GOLA NË 15 NDESHJE/ PSG vendos ta blejë Icardin në janar, por Wanda Nara dëshiron…

Delo.autor

Spanjë, legjenda e Realit shkarkohet pas humbjes së fundit

Q.Autor

Leave a Comment