Futboll Seria A Sport

STATISITKA TË FRIKSHME/ Një Milan për rekord, asnjëherë kaq mirë që në epokën e…

Milani po vazhdon me ritme shumë të larta në këtë sezon të ri të Serisë A, ku kuqezinjtë kanë thyer një rekord absolut që nuk e kishin bërë asnjëherë.

Sipas faqes së njohur së statistikave “OPTA Paolo”, Milani ka koleksionuar 22 pikë në tetë javët e para të kampionatit, një rekord pikësh për skuadrën kuqezi deri në këtë fazë të sezonit ku në epokën e tre pikëve për fitore nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Dora e Stefano Piolit po duket duke parë se shumë titullarë ditën e djeshme nuk kanë luajtur për arsye të COVID-19, por edhe të dëmtimeve.

Kuqezinjtë ndeshjen e ardhshme do të përballen ndaj Portos në transfertë për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Champions-it, dhe në kampionat do të luajnë të shtunën në mbrëmje ndaj Bolonjës në shtëpinë e këtyre të fundit.

Related posts

Milani i hap rrugë SHITJES së BONUCCIT, TENSIONOHET situata në klub (DETAJE)

Isa.Autor

Pothuajse zyrtare: Coutinho tek Barcelona për 160 milionë euro

Q.Autor

UKRAINË-ZVICËR/ Zviceranët kërkojnë fitoren me vetëm një shqiptar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment