Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Një norvegjez për kurbinasit, ja cili do të vendosë drejtësi në ndeshjen Laçi-Krajova…

Ndeshja mes Laçit dhe SC Universitatea Krajovës do të luhet më 22 korrik në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky takim i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës ishte planifikuar të luhej në Rumani, por për shkak të gjendjes së stadiumeve në Shqipëri (janë vetëm “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” që plotësojnë kushtet), u desh të ndërhynte vetë UEFA që të mos kishte përplasje në ndeshjet e kthimit pas një jave, kur edhe Partizani do të kthehet të luajë si pritës.

Bie në sy edhe orari i ndeshjes së kthimit mes Laçit dhe SC Universitatea Krajovës që do të luhet në Rumani, sepse është planifikuar që ndeshja të nisë në 21:30, orar i pazakontë për një ndeshje të kompeticioneve europiane.

Ndeshja do të drejtohet nga 4 arbitra norvegjezë, me kryesor Rohit Sagi dhe asistentë Geir Isaksen, Morten Jensen, si dhe arbitër i katërt Mohamad Usman Aslam.

Rohit Sagi në karrierën e tij ka arbitruar 168 ndeshje, ka dhënë 606 kartonë të verdhë, 20 kartonë të kuq dhe 39 penallti.

Related posts

Vllaznia zbulon kundërshtarin në Champions, Allegri tërheq goglat

Isa.Autor

Mourinho godet me borë arbitrin e katërt

Q.Autor

Igor Tudor nuk bind Udinese-n, ish-trajneri i Partizanit pranë shkarkimit

Sadik.Autor

Leave a Comment