Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht Valencian në “Camp Nou” dhe ngjitet në vendin e shtatë

Barcelona ka arritur të fitojë 3-1 ndaj Valencias në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Los Che kaluan në epërsi me anë të Jose Gayas.

Por, Blaugranasit nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Ansu Fatit që realizoi super gol, nga një asistim i Memphis Depay.

Sulmuesi holandez ndërroi rol, ku nga një asistues, u shndërruar në shënues, pasi në minutën e 41-të realizoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë, katalunasit sërish kishin iniciativën, por Ansu Fati nuk arriti të tundte rrjetën në minutën e 50-të.

Më pas, Valencia krijoi një mundësi të mirë përmes Maximiliano Gomez (53’), por që goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë.

Pas javës së nëntë, Barcelona gjendet në pozitën e shtatë me 15 pikë, pesë më pak se lideri, Real Sociadi, gjersa në xhiron e dhjetë do të takohet me Real Madridin.

Related posts

FORMULA 1/ Bottas i pari në pravat e lirta, Hamilton i parafundit. Ferrari sërish dobët

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Rekordmeni i Serisë A bëhet si VIERI dhe kërkohet nga BAYERN

Isa.Autor

E pret të shtunën në shtëpi, Sadiku “zgjedh” të bëhet si Ronaldo (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment