Ndeshjet Live Sport

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Valencia në “Camp Nou”, rezultati 3-1

Barcelona do të përballet me Valencian në një ndeshje mes dy ekipeve të mesit të tabelës në La Liga sonte në Katalonjë. Takimi i javës së nëntë mes Barcelonës dhe Valencias do të zhvillohet në Camp Nou në orën 21:00.

Ansu Fati është titullar për herë të pare që prej lëndimit të rënë, nga i cili u rikthye javë në parë duke shënuar gol si zëvendësues në fitoren 3:0 kundër Levantes. Sergio Aguero është ftuar për herë të parë, pasi u riaftësua nga lëndimi, dhe pritet të debutoj për Barçën nga stoli.

Barça vjen nga humbja kundër Atletico Madridin në ndeshjen e kaluar në ligë dhe trajneri Ronald Koeman është në presion të madh të rezultateve, prandaj është i vetëdijshëm se asgjë pos fitores nuk vlen për të ardhmen e tij në Camp Nou. Valencia është pa fitore në katër ndeshjet e fundit në ligë, dy humbje dhe dy barazime.

 

LIVE/ Barcelona – Valencia  3-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 86/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Philippe Coutinho.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 41/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Memphis Depay.

MINUTA 13/ Barcelona barazon shifrat me golin e shënuar nga Ansu Fati.

MINUTA 5/ Valencia kalon në avantazh me golin e shënuar nga Jose Gaya.

MINUTA 1/ Starton ndeshja në “Camp Nou”

Related posts

MOMENTE KRITIKE NË KARRIERËN E TIJ/ Po kalon pushimet në Mallorca, Gareth Bale dëmtohet duke luajtur… (FOTO)

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Bëri sherr me zyrtarin e Interit, merret vendimi për Leonardo Bonuccin

Delo.autor

MBYLLËN SEZONIN ME PIKË TË BARABARATA/ Ja pse Tirana parakalon “Gjirokastritët” në renditjen përfundimtare (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment