Futboll Sport

ÇËSHTJA ICARDI-WANDA/ Tifozët e PSG “sulmojnë” sulmuesin argjentinas

Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit ishte marrëdhënia Icardi-Wanda. Një tradhti nga ana e futbollistit me shoqen e ngushtë të Wanda Nara ishte shkaku i një divorci.

Një divorc që zgjati vetëm pak ditë, por detyroi Mauro Icardi të fluturonte direkt nga Parisi në Milano, për të diskutuar më nga afër me gruan e tij, situatën ku ndodheshin.

Një takim që në fund rezultoi pozitiv për çiftin e njohur, duke konfirmuar gjithçka me një foto të hedhur në instagram nga ana e futbollistit me Wanda.

Sipas “Gazzeta dello Sport” që ka bërë një shkrim për dyshen, thuhet se një divorc i mundshëm iu kushton 60 milion euro.

Fluturimet e Icardit në Milano dhe kthimi përsëri në Paris është itenerari i ditëve të fundit, ku sulmuesi është pjesë e lojtarëve të grumbulluar për sfidën që PSG do të zhvillojë kundër Leipzig, në Champions League.

Për të gjithë këtë situatë të krijuar nga Mauro Icardi, janë kthyer kundër të gjithë ndjekësit e PSG në rrjetet sociale sepse lojtari nuk ishte pjesë e skuadrës në stërvitjet e fundit para ndeshjes, dhe kjo i ka irrituar jo pak tifozët.

Related posts

SERIE A/ Interi, 8 mln euro në vit dhe klauzolë largimi 180 mln për Icardin

Sadik.Autor

BARCELONA-REAL MADRD/ Vidal acarohet me trajnerin Valverde dhe lë stërvitjen, ja shkaku

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Ka diçka me të cilën duhet të KRENOHET, INTERI i vetmi ekip që…

Isa.Autor

Leave a Comment