Futboll Sport

MESSI NUK HEQ DORË/ Aguero drejt PSG, Icardi bëhet “shkes”

Mauro Icardi ndez edhe një herë tregun e transferimeve. Sulmuesi argjentinas nuk po gjen paqe në Paris, nuk është preference e parë e as e trajnerit Pochettino dhe nuk pritet të jetë as në një të ardhme të afërt për sa kohë në “Parkun e Princave” është një tredhëmbësh si Neymar-Messi-Mbappe. Icardi është bindur më në fund të ndryshojë ambient dhe mund ta bëjë këtë që në merkaton e janarit. Ish kapiteni i Inter vijon të këtë admirues në Serie A, ku Juve mbetet gjithnjë një opsion, por sipas mediave spanjolle, Icardi mund të përfshihet në një shkëmbin që parashikon kalimin e Aguero në Paris.

Aguero

Ish sulmuesi i Man.City pranoi të transferohet tek Barcelona vetëm që të luante përkrah Leo Messit, por ky plan dështoi pas largimit të bujshëm të “pleshtit”. Kjo dëshirë e të dyve mund të bëhet realitet vetëm nëse Icardi transferohet në “Camp Nou”.

Spezia Calcio V Fc Juventus Serie A Matthijs De Ligt Of Fc Juventus Celebrates After Scoring Third Goal During The Ser

Barcelona pritet të lëviz sërish gjatë janarit, pasi objektiv nuk është vetëm Icardi por dhe Matthijs De Ligt. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit blaugrana kanë kontaktuar me Mino Raiola për të kuptuar nëse ekziston mundësia që qendërmbrojtësi holandez të transferohet në La Liga. Kujtojmë që De Ligt ka një kontratë me Juven deri në 2024.

Related posts

Hazard apo Neymar? Ja kë duan tifozët e Realit për të qenë trashëgimtari i Ronaldos

Isa.Autor

Skënderbeu fokusohet te finalja e Superkupës, synon ta rinisë me trofe

Sadik.Autor

KOMBËTARJA E MADHE MERR LAJMIN E KEQ/ Ylli i ekipit dëmtohet dhe humb eliminatoret e Botërorit. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment