Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter mposht me përmbysje Sheriff Tiraspol, Real Madrid fiton me “MANITA”

Interi merr fitoren e parë në Champions League dhe e bën në një ndeshje të dominuar ndaj Sherif Tiraspol në San Siro…

Pak momente frike brenda ndeshjes kur rezultati u barazua pak minuta 1-1 me një goditje dënimi që Thill do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij (rreth 25 metra)

Por, në tërësi, një takim i dominuar nga fillimi në fund për djemtë e Inzaghit, që pas një barzimi dhe humbje, kanë marrë fitoren e parë dhe 3 pikë që e çojnë në kuotën e 4 pikëve në grup.

Ishte Dzeko ai që zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhi goli i miqve nga Moldavia.

Por, Vidal dhe më pas De Vrij vulosën suksesin.

Për Real Madrid një ndeshje në dishezë në Ukrainë që nisi me një autogol të vendasve dhe vazhdoi me “samba” braziliane: dy gola Vinicius dhe Rodrygo. Në fund, manita vjen me te zakonshmin Benzema.

Real Madrid shkon 6 pikë, aq sa edhe Sherif Tiraspol, ndërsa Interi ngjitet 4. E mbyll Shakhtar me vetëm 1 pikë.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Mourinjo shpërthen: Pse PAGUANI për të parë këto NDESHJE KOTI

Sadik.Autor

Real Madrid është një fabrikë trajnerësh për futbollin kinez

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Barazim pa gola mes Anglisë dhe Skocisë në “Wembley”

Delo.autor

Leave a Comment