Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Messi i jashtëzakonshëm, përmbys me dopietë Leipzig

PSG ka marrë një fitore të vuajtur 3-2 kundër Leipzig në javën e tretë të të fazës me grupe të Champions League.

Ka qenë Leo Messi që ka vendosur ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në Parkun e Princave.

Mbappe (9′) ka zhbllokuar ndeshjen në favor të vendasve, por Andre Silva (28′) dhe Mukiele (57′) kanë përmbysur gjithçka.

Më pas ka ardhur momenti i Pleshtit, i cili ka realizuar dy herë në minutën e 67-të dhe të 74-t dhe i ka dhuruar tri pikët PSG-së, që ka rimarrë kreun e Grupit A.

Parisi ka patur mundësinë të shënojë edhe golin e katërt në fundin e ndeshjes, por Mbappe ka gabuar penalltinë e fituar nga Hakimi.

Related posts

PRITET SHKËMBIMI/ Interi kërkon këtë futbollist nga Chelsea

F.autor

ALLEGRI HUMB BESIMIN TEK SULMI/ Pas Kulusevskit, bën gati valixhet një tjetër lojtar. Ja emri…

Delo.autor

U largua i DËMTUAR nga stërvitja/ Mjeku i Neymar jep përgjigjen PËRFUNDIMTARE për lojtarin

Sadik.Autor

Leave a Comment