Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Sheikët e Newcastle me “dorë të hekurt”, largojnë nga stoli trajnerin e njohur…

Sheikët arab të klubit të Njukasëllit e kanë nisur menjëherë me “dorë të hekurt” teksa kanë larguar në mënyrë konsensuale nga detyra e trajnerit, Stiv Brusin.

Fatale për trajnerin e njohur britanik janë rezultatet negative dhe renditja e skuadrës në vendin e parafundit në kuotën e 3 pikëve.

Lajmin e largimit të Stiv Brus në pankinën e Njukasëllit e ka bërë vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku njoftojnë se pasuesi i tij i përkohshëm do të jetë Grem Xhons duke filluar që nga ndeshja e Premier Ligës të së shtunës ndaj Kristal Palasit në transfertë.

Më parë tekniku 60-vjeçar ka qenë pjesë edhe e ekipeve si: Aston Vila, Hull Siti, Uigan, Birmingam dhe Kristal Palas.

Nuk mungojnë kandidatët për pankinën e skuadrës së Njukasëllit teksa shumë pranë ishte dhe Antonio Konte i cili ndodhet pa klub që pas largimit nga Interi në maj të këtij viti.

Related posts

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Kaos total tek Real Madridi, ja ylli i ekipit që braktisi ekipin para ndeshjes

Delo.autor

AGJENTI NË FRANCË/ Dybala gati të niset sonte drejt Parisit, por Juventusi…

F.autor

Juventus në epërsi ndaj Fiorentinës me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment