Mohamed Salah nga shumë po konsiderohet si lojtari më i mirë në botë dhe fjalët u rritën edhe më shumë pas të martës në fitoren emocionuese të Liverpoolit ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-2.
Egjiptiani po luan në një nivel të jashtëzakonshëm dhe po ndihmoi ‘The Reds’ drejt sukseseve si në Ligën Premier, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Ai shënoi dy gola në ndeshjen e fundit, duke e dërguar Liverpoolin në vendin e parë me 9 pikë në grup.

Van Dijk e di se Salah është ‘mbret’
Salah është i paprekshëm dhe shokët e tij të skuadrës kanë besim të plotë tek ai.
Tani kemi arritur në pikën kur Salah në çdo kohë që merr topin në një zonë të rrezikshme, mund të përfundojë në pjesën e prapme të rrjetës.
Goli i tij kundër Watford fundjavën e kaluar ishte dëshmi se asnjë hapësirë nuk mund t’i lihet Salahut, pasi që rreziku që ai krijon tashmë është i dukshëm.
Virgil van Dijk e di këtë gjë më së miri.

