Futboll Premier League Sport

“ËSHTË PADISKUTIM…”/ Legjenda Lineker nuk ka më dyshime, i bën komplimentin e madh Ronaldo-s

Një gol vendimtar me kokë. Përsëri në minutat e fundit.

Cristiano Ronaldo ka qenë protagonist në fitoren me përmbysje të Manchester United kundër Atalanta-s në Champions League.

Një ndeshje e fituar 3-2 nga Djajtë e Kuq dhe që është vendosur nga ajo që për Gary Lineker është bërë specialiteti i portugezit.

Legjenda e futbollit anglez ka bërë disa komente në Twitter gjatë ndeshjes, por njëri prej tyre ka tërhequr më shumë vëmendjen e tifozëve.

“Çfarë goli nga ana e Cristiano Ronaldo-s!”, ka shkruar Lineker. “Mendoj se është pa diskutim goditësi më i mirë me kokë që futbolli ka parë ndonjëherë”.

Një kompliment i madh për portugezin, i cili e ka perfeksionuar me të vërtetë këtë gjest teknik dhe atletik që, sipas ish-sulmuesit është pika më e fortë e CR7.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë në Korçë: Ka rezultat surprizë në ndeshjen Skënderbeu-Tirana (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA-JUVENTUS/ Trajneri Kuman gati për rotacion ndaj Kampionëve të Italisë, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Ja cili është zgjedhur Goli i Vitit në Ligue 1

Sadik.Autor

Leave a Comment