Futboll

Duro: Tri ndeshje me Laçin, e njëjta histori me gjykimin…

“Më vjen keq që do ta nis këtë prononcim nga gjykimi. Në fakt kisha vendosur të mos merrem me ta, por jam pak i tensionuar nga golat e shënuara nga Laçi. Kam nevojë të di se çfarë thonë pamjet filmike për këtë. I kam parë rastet në televizion në pushimin e ndeshjes dhe besoj se Rexhinaldo ka qenë 2-3 metra pozicion jashtë loje, edhe penalltia nuk ka qenë.

Ta çosh ndeshjen 2-0 që në minutën e 20-të për Laçin, në fushën e kësaj skuadre, për mua është shumë e vështirë për t’u përmbysur. Edhe ne kishim shumë raste për t’u dhënë penallti, por abritri nuk i vlerësoi. Në pjesën e dytë ekipi reagoi, por 2-0 është shumë i vështirë për t’u përmbysur në fushën e Laçit. Edhe në kishim fajet tona në golat e tretë dhe të katërt, por do t’i diskutojmë në analizën që do të bëjmë. Gjyqtari pati ndikimin e vet në këtë ndeshje, pa diskutim.

Janë bërë tri ndeshje me Laçin në këtë kampionat, e njëjta histori me gjykimin. Në të dyja ndeshjet e para jemi dënuar, por e sotmja ishte skandaloze. Pse aktivizova portierin Sali sot? Ndaj Vllaznisë, në mungesë të portierit të parë, luajti Qirko, sepse Sali kishte një infeksion në sy.

Të dy janë debutues, por Sali do të ishte aktivizuar që në Shkodër, nëse nuk do të kishte probleme.

Related posts

GAFË E PAFALSHME/ Fiton penallti pas 17 minutash lojë, ylli Berisha “katranos” nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

“INTERI, SKUADRA MË E FORTË NË SERIE A”/ De Biasi: Shqipërisë i kanë shpërthyer disa lojtarë

Delo.autor

KRIZA FINANCIARE/ Juventus u kërkon lojtarëve të shtyjnë rrogat për 4 muaj, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment