Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Brdariç: Kishim raste për të shënuar, ju tregoj objektivin e Vllaznisë

Vllaznia u mposht nga Laçi ditën e sotme me rezultatin 1-0, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh se skuadra e tij kishte raste për të shënuar, por ishin pa fat.

Goli i pësuar- Gjithçka mund të ndodhë. Në pjesën e parë kishim mundësinë për të shënuar dhe mund a mbyllnim në avantazh por nuk ia dolëm. Ne e donim avantazhin e Laçit, por nuk dolëm aty ku donim. Ne donim të fitonim, në pjesën e dytë kishim raste, por nuk kishim fatin të shënonim.

Vllaznia për barazim në fusha delikate- Ishim njësoj sa i përket lojës. Ndonjë moment nuk e shfrytëzuam dhe nuk ia dolëm të marrim rezultat.

Ndeshje me dy fytyra- në futboll asgjë nuk mund ta dish më përpara se çfarë do të ndodhë. Megjithatë do të analizojmë atë që ndodhi sot për të rregulluar gjithçka.

Objektivi- Ne nuk kemi një objektiv. Ne do të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe deri tani jemi shumë mirë.

Portieri- Nuk ka qenë faji i vetëm një personi, pasi ne luajmë të gjithë bashkë dhe përgjegjësitë i marrim bashkë.

Related posts

Arsenali në kërkim të fitores/ Njihuni me supersfidat që ofron Premier League ditën e sotme (FOTO)

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Milani shet yllin për 22 milionë euro, Leonardo ka gati zëvendësuesin

Delo.autor

E PAZAKONTË NË BRAZIL/ Tmerr në sfidën U-20, tifozët hedhin drejt lojtarëve një… thikë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment