Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Kukësi mposht Vllazninë falë dyshes Taipi-Ndreca dhe ngjitet në vendin e tretë

Kukësi ka arritur që të fitojë supersfidën ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Arena Egnatia”.

Shifrat u hapën në minutën e 29′ falë një supergoli nga distanca e Shqiprim Taipit i cili mjeshtërisht ka dërguar topin në trekëndëshin e mbrojtur nga portiere Zogoviç.

Goli i dytë u realizua në minutën e 82’ nga Edison Ndreca falë një “perle” brenda zones. Skuadra shkodrane u ndëshkua në fund me karton të kuq pas pamjeve të VAR-it.

Me këtë sukses  Kukësi shkon në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e katërt duke grumbulluar 9 pikë.

Related posts

HUMBJA NDAJ ANDERLEHT/ Trajneri Duro: U ndëshkuam në dy momente të veçanta, pasi…

Delo.autor

PROJEKTOHET GODITJA E MADHE/ Klubi i Superiores tenton Bekim Balajn

Delo.autor

INTER KËMBËNGUL PËR CAMAVINGËN/ Për Real Madrid francezi nuk është i pashitshëm

F.autor

Leave a Comment