Futboll Premier League Sport

YLLI FRANCEZ SHPALL HAZARD SI LOJTAR I PREMIER/ Olivier Giroud: Është shumë i mirë dhe shumë i fortë…

Olivier Giroud mendon se ylli i Chelsea, Eden Hazard, duhet të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premier League. Blutë e Londrës po përgatiten të përballen me Liverpool, në radhët e të cilit luan Virgil van Dijk, i cili besohet gjerësisht të jetë kandidat potencial për çmime individuale.

“Unë do të thoja se Eden Hazard duhet ta fitojë çmimin e më të mirit në Angli, – tha Giroud. – Personalisht do të votoja për Eden, nëse mundesha. Kam luajtur kundër Van Dijk disa herë dhe gjithmonë kam qenë në pozicion të vështirë, sepse është shumë i mirë dhe shumë i fortë. Sidoqoftë, kam shënuar disa gola, duke luajtur kundër skuadrave të tij.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Liverpool po lufton për titullin. Jemi profesionistë dhe duhet të përqendrohemi në lojë. Ata do të duhet të fitojnë me patjetër, që të qëndrojnë në garën e titullit, por edhe ne kemi nevojë për rezultat të mirë, që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”. 

Related posts

ROMA-MILAN/ Veretout ndëshkon portierin Donnarumma me një “PERLË” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“Udhëtimi i paharrueshëm” i Dritës/ Ja sa përfiton ekipi nga pjesëmarrja në kupat europiane

Isa.Autor

PSG po e transferon yllin e Manchester United për shumën…

Sadik.Autor

Leave a Comment