Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MERRET VENDIMI/ Jo vetëm Shqipëria, UEFA ndëshkon Poloninë për incidentet në “Air Albania”

Mesa duket tifozët shqiptare nuk kanë qenë të vetmit fajtor në episodin e ndodhur në Tiranë në sfidën ndaj Polonisë ku sfida u ndërpre për 15 minuta pasi drejt fushës vërshuan shishet nga tribunat.

UEFA dënoi Kombëtaren me gjobë prej 150 mijë frangash si dhe një ndeshje pa praninë  e tifozëve, atë ndaj Andorrës që do të luhet në “Air Albania” në datën 15 nëntor. Por pas ndeshjes, dolën pamje të reja ku shikohej se si tifozët polak qëllonin gjithashtu me shishe nga tribunat duke nxitur një reagim që më pas çoi në ndërprerjen e ndeshjes.

UEFA ka vendosur të mos mbyllë sytë për këtë rast, por ka ndëshkuar dhe kundërshtarët tanë. Kështu Polonia është gjobitur me 50 mijë franga dhe në sfidën e radhës më 12 nëntor, tifozët polak nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Andorrës për të ndjekur kombëtaren e tyre.

Një vendim më se i drejtë nga UEFA e  cila fillimisht u mendua se do të dënonte vetëm Kombëtaren tonë, por vetëm ditën e sotme është marrë një vendim për tifozët polak.

Related posts

VAR ‘mbërrin’ në Angli, gati të përdoret në finale të Carabao Cup

Q.Autor

FINALJA E KUPËS/ Juventus favorit, Milan synon “mrekullinë”…

Sadik.Autor

E NISI ME “DJALLIN”/ STRAKOSHA-MILAN, historia vazhdon. Shqiptari kërkon…

Isa.Autor

Leave a Comment