Futboll Seria A Sport

E LA NË TRIBUNË ME KUMBULLËN/ Agjenti i mbrojtësit: Mourinho kërkon të bëjë “kokë turku”, ka krijuar situatë…

Zhoze Murinjo është rikthye të jetë më protagonist se kurrë. Humbja turpëruese ndaj Bodo/ Glimt ka lënë pasoja te portugezi i cili mendon se i gjithë faji ishte i lojtarëve duke mos nguruar t’i ndëshkojë.

Në sfidën kundër Napolit në fundjavë, Murinjo dërgoi në tribuna 5 lojtarë, Diavaran, Majoral, Vilar, Rejnolds dhe mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbullën. Për Kumbullën, Murinjo ndryshoi mendje duke e grumbulluar për sfidën ndaj Kaljarit në mesjavë, ndërsa katër lojtarët e tjerë vazhdojnë të jenë të dënuar. Agjenti i Amadu Diavara ka shpërthyer në një intervistë për ‘’Tuttomercatoweb’’, duke akuzuar Murinjon se kërkon të bëjë kokë turku Diavaran si dhe situata që po krijon portugezi është e pakëndshme.

“Unë nuk e kuptoj mesazhin që ai po përpiqet të përçojë. A po bëhet Diavara një kokë turku? A po detyrohet të paguajë një çmim të rëndë për një gabim? Apo është një përpjekje për të detyruar klubin të veprojë në tregun e transferimeve?

Nëse është për këto arsye, dhe jo thjesht për një gjendje të dobët fizike, ose ai mendon se lojtari nuk është në gjendje të kuptojë kërkesat taktike të trajnerit, atëherë mendoj se Mourinjo po krijon një situatë të pakëndshme. Është e pashpjegueshme, por Diavara do të përshtatet. Amadu është një profesionist i jashtëzakonshëm’’, është shprehur Daniele Piraino.

Related posts

Rusia, shansi i fundit i Lionel Mesit për të larguar fantazmën e Maradonës

Sadik.Autor

“NIKE” MBULON ME AR LIVERPOOL/ Kontrata më e shtrenjtë në Angli

F.autor

Fernando Santos nuk sheh asgjë ideale te Portugalia, para Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment