Sport Të tjera

TENISTI SERB HUMBI FINALEN E “US OPEN”/ Befason Federer: Ajo që ka bërë Djokovic është një “çmenduri”

Tenisti zviceran Roger Federer, ka folur me superlativa për rivalin e tij, serbin Novak Djokovic, për rezultatet që ky i fundit ka arritur gjatë këtij viti. Djokovic këtë vit fitoi 3 grand slam (Australian Open, Roland Garros e Wimbledon), por humbi finalen e US Open.

“I vetmi që e ka realizuar këtë gjë, që fitoi 4 grand slam radhazi ishte Rod Laver. Në finalen e US Open ai ishte në tribunë dhe pyesja veten se çfarë meondote kur shihte se edhe Djokovic mund ta realizonte këtë gjë. Ajo që ka bërë Djokovic këtë vit është një çmenduri e vërtetë”, tha Federer.

“Novak ka shumë merita dhe ka realizuar diçka të jashtëzakonshme. Kjo tregon se të fitosh 4 grand slam brenda një viti është diçka që mund të arrihet në të ardhmen, por duhet një sforco e madhe fizike dhe mendore për të arritur një objektiv të tillë. Nëse një tenist gjen ritmin e duhur mund të dominojë në çdo sipërfaqe”, tha Federer.

Roger Federer, Rafael Nadal e Novak Djokovic ndodhen të tri së bashku në kuotën e 20 grand slam të fituara në karrierë.

Related posts

10-VJEÇARI SHQIPTAR REALIZON ËNDRRËN E TIJ/ Futet në fushë dhe takon Mbappe

F.autor

LUKS DHE PARA/ RONALDO çmend londinezët, shpenzon 31 mijë euro për dy shishe…

Isa.Autor

PAS FITORES ME TRIPLETË NDAJ ARSENALIT/ Aguero: Ishte e rëndësishme të fitonim, por ne…

Delo.autor

Leave a Comment