Futboll

Skena të çmendura në West Ham: Tifozët e pushtojnë fushën të pakënaqur me drejtuesit

Ndeshja e West Ham Unitedit kundër Burnleyt është ndërruar në turp dhe kaos të shtunën pasdite.

Kapiteni i West Hamit, Mark Noble u përlesh me një tifoz që u fut në fushë për t’i konfrontuar lojtarët, derisa përkrahësit vendas u përlanë me kujdestarët e ndeshjes duke shkaktuar trazira, transmeton Express.

Ishte momenti kur Ashley Barnes e shënoi golin e epërsinë për Burnley në pjesë të dytë që bëri të nisnin skenat kaotike në Stadiumin e Londrës. Por, protestat e tifozëve u intensifikuan kur Burnley e dyfishoi epërsinë.

Tifozët tentuan ta konfrontonin kryetarin e klubit, David Gold dhe David Sullivan në ulëset e tyre në stadium por nuk u lejuan nga kujdestarët e ndeshjes.

Ata vazhduan të protestonin dhe për 10 minuta brohoriten “Shkarkojeni bordin” dhe “Nuk jemi më West Ham”.

Në një moment, gjërat u shndërruan në dhunë kur disa tifozë u futen në fushë dhe kur Burnley e shënoi golin e tretë, një tifoz tjetër u fut në fushë dhe i konfrontoi lojtarët e Burnley dhe West Hamit.

Dy kryetarët e përbashkët u detyruan të largoheshin nga stadiumi në minutën e 85-të të ndeshjes. /Express/

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mourinho e do me çdo kusht në ekip, ja detajet e ofertës së Romës për sulmuesin “axurr”…

Delo.autor

MESFUSHORI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Milan tenton ta blindojë, i bën ofertën faraonike Calhanoglu mbi rinovimin

Delo.autor

Arabia Saudite pa asnjë “legjionar”, Botërori nis me “malore”

Sadik.Autor

Leave a Comment