Breaking News Ekskluzive Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA MEMA TEK GEGA/ Trajnerët dhe largimet e bujshme nga stoli i Superiores gjatë 2019

Jemi pothuajse në fund të vitit dhe është mbyllur gjysma e sezonit. Kategoria Superiore ka nisur muajin e pushimeve pas 17 javësh me gola, fitore, humbje, dëmtime.

Ajo që bëri jo pak zhurme gjatë javeve të fundit, ishte shkarkimi i tre trajnerëve brenda 1 dite nga klubet Partizani, Teuta dhe Luftëtari.

AlpeSport.al” risjell largimet më të bujshme nga stoli i trajnerëve gjatë vitit 2019:

1. Ardian Mema

KF Tirana dhe trajenri Mema ndërpreu bashkëpunimin në tetor (2019) pas humbjes me me Bylisin, rezultat i cili vinte pas disa ulje ngritjeve.

Trajneri nuk ishte paraqitur në stërvitje dhe pas një bisede me presidentin Refik Halili palët i kanë dhënë duart njëri-tjetrit.

2. Franko Lerda

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi mbylli bashkëpunimin me trajnerin Lerda. Shkarkimi i teknikut italian erdhi pas humbjeve të Partizanit në dy ndeshjet e fundit.

Partizani humbi derbin ndaj Tiranës dhe u mposht nga Bylis.

3. Jorgos Marantas

Ka qenë vetë drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj mbylli bashkëpunimin me trajnerin  Marantas pas rezultateve shumë të dobëta në gjysmën e parë të sezonit në kampionat.

4. Bledi Shkëmbi

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se palët kanë shkëputur marrëveshjen me trajnerin Shkëmbi, duke e falenderuar për kontributin e dhënë. Kujtojmë që 40-vjeçari ishte pjesë e Teutës prej 2 sezonesh.

5. Skënder Gega

Partizani dhe tekniku Skënder Gega vendosën që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre në qershorin që lamë pas (2019).

Trajneri 55-vjeçar, i cili mori drejtimin e skuadrës vitin e kaluar, udhëhoqi skuadrën drejt një titulli në kampionat që mungonte prej 26 vitesh. Në 36 javë kampionati, Partizanin nën drejtimin e Gegës e mbylli me 70 pikë, teksa arriti plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje Ai erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të rikthejë titullin kampion, pas plot 26 vitesh mungesë.

Related posts

VIDEO/ Mbappe tallet keq, shikoni si i turpëron dy kundërshtarët

Q.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Gjyqtarët dhe futbollistët shkelin barin e “Air Albania”, ja çfarë është duke ndodhur në stadium (FOTO)

Delo.autor

I FRIKËSOHET “KUQEZINJVE” EDHE ME MUNGESA/ Trajneri i Celtic: Ibra nga më të mirët e të gjitha kohërave

Delo.autor

Leave a Comment