Futboll Premier League Sport

TREGON SI FERGUSON E SHNDËRROI NË “MAKINERI” GOLASH/ Evra: Tek Manchester United nuk isha human…

A mund të lodhesh së fituari? Çdo futbollist do të thotë “jo”, por Patris Evra ka një tjetër anë të historisë për të treguar kur luante për Mançester Junajtidin. Ish-mbrojtësi anësor tregon se Sër Aleks Ferguson i shndërroi futbollistët e tij në makineri:

“Mendoj se kur fiton kampionatin për herë të parë, është diçka speciale, por do të jem i sinqertë: kur nis të fitosh të tretin, të katërtin, të pestin, e feston gjithsesi, por jo në të njëjtën mënyrë.

Feston sepse janë kamerat dhe gjithçka tjetër atje, por nuk është e njëjta gjë. Ferguson na mësoi të ishim si robotë. Nuk mendoj se isha një qenie njerëzore kur luaja me Mançester Junajtidin.

Kur fitonim, kur luaja mirë, nuk isha i kënaqur. Për mua ishte diçka normale”, tregon francezi për kanalet zyrtare të Mançester Junajtidit

Related posts

Pas lamtumirës me Realin, zbulohet destinacioni i ri për Ronaldon

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Mesfushori Çekiçi bëhet protagonist tek goli i fitores për Ankaraguxhu

Delo.autor

Mourinho, apel për futbollistët: Me mua, ose kundra meje…

Sadik.Autor

Leave a Comment