Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI DO T’U KUSHTONTE “DJAJVE TË KUQ” ME NJË GJOBË/ Ronaldo kundër Solskjaerit, por e merr në mbrojtje

Bashkë me Xhesi Lingardin, emri i Kris tiano Ronaldos doli në listën e të pakënaqurve me trajnerin Ole Gunar Solskjaer pas humbjes 5-0 kundër Liverpulit në javën e fundit të Premier Ligës. Por në këtë moment të vështirë të klubit, ylli portugez i ka lënë pas pakënaqësitë personale dhe i ka dalë në krah teknikut norvegjez.

Sipas “Manchester Evening News”, sulmuesi portugez është duke mbajtur të bashkuar dhomën e zhveshjes. 36-vjeçari u ka thënë shokëve që të mos i ulin armët dhe të ruajnë standardin e tyre në këtë moment të vështirë, pavarësisht se disa prej tyre kanë rezerva në lidhje me taktikën dhe zgjedhjet e trajnerit.

“Djajtë e Kuq” po kalojnë një krizë rezultatesh. Ata kanë pësuar 9 gola në dy ndeshjet e fundit në kampionat: në humbjen 4-2 kundër Lestërit në transfertë dhe poshtërimin 5-0 në “Old Trafford” nga Liverpuli. CR7 e njeh mirë Solskjaerin, të cilin e ka pasur shok skuadre në aventurën e parë në “Teatrin e Ëndrrave”.

Por pavarësisht mbrojtjes së tij, presioni mbi teknikun është shtuar. Sipas “The Times”, në një takim mes lojtarëve dhe drejtuesve 2 ditë pas humbjes me Lestërin, futbollistët i shprehën hapur pakënaqësitë e tyre me teknikun.

GJOBA E SHKARKIMIT – Por Mançester Junajtid do të detyrohet të paguajë shifrën e 7.5 milionë paundëve në rast se vendos ta shkarkojë Solskjaerin tani. Presioni mbi të arriti deri në thirrjen e një mbledhjeje urgjente të drejtuesve pas humbjes 5-0 kundër Liverpulit të dielën dhe vetëm ndërhyrja e Sër Aleks Fergusonit duket se e ka mbajtur ende në detyrë. Tri ndeshjet e radhës, kundër Totenhemit, Atalantës dhe Sitit, do të jenë vendimtare për fatin e norvegjezit, i cili ka një kontratë deri në vitin 2024 në “Old Trafford”.

Por në rast se klubi do të vendosë ta ndërpresë tani, atëherë duhet t’i paguajë të plotë rrogën e një viti si dëmshpërblim. Me 7.5 milionë paund në vit, 48-vjeçari është trajneri i pestë më i paguar i Premier Ligës, pas Pep Guardiolës, Jyrgen Klopit, Brendën Roxhersit dhe Marselo Bielsës.

Related posts

VLERSON BLERJET/ MALDINI nuk kalon në eufori: I njohim limitet, Milani nuk është…

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Skuadra e tij pësoi gol në frymën e fundit, shikoni reagimin e trajnerit të irrituar (VIDEO)

Delo.autor

Zidane me dhimbje koke, tre yje luftojnë për një vend në formacion

Sadik.Autor

Leave a Comment