Futboll Seria A Sport

E KËRKONTE NË VERË/ Juventus gati të marrë Donnarummën, por duhet të presë Chiellinin. Ja arsyeja…

Xhanluixhi Donaruma nuk po kalon një moment të mirë që pas transferimit të tij tek PSG. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi me anë të kapitenit Xhiorxho Kelini. Ky i fundit u shpreh se do të tentojë të afrojë gardianin pasi të tërhiqet nga futbolli.

“Tani për tani nuk është në dorën time. Pas disa vitesh, nëse do të merrem me diçka tjetër atëherë do të përpiqem t’ia mbush mendjen për të ardhur tek ne”, u shpreh 37 vjeçari

Juventusi e kërkoi Donarumën dhe gjatë verës, por më pas vendosi që të mbante Sheznin në portë. Si pasojë e kësaj, Donaruma u transferua me parametër zero tek PSG. Me francezët nuk është titullar i rregullt dhe kjo mund të bëjë që ai të mendojë largimin.

Related posts

E ARDHMJA E MESFUSHORIT DREJT FUNDIT/ Paqueta larg Milanit, destinacion surprizë për brazilianin

Delo.autor

UDHËTUAN DREJT TURQISË PËR EKIPIN E ZEMRËS/ Tifozëve të Romës iu ndodh e papritura në stadium

Delo.autor

MODRIC NË ÇATINË E BOTËS/ Një normal mposht 2 jashtëtoksorët dhe rikthen TROFEUN në BALLKAN

Isa.Autor

Leave a Comment