Futboll Seria A Sport

KA DITËLINDJEN/ Milani feston 40-vjetorin e Ibrahimovic. Sulmuesi suedez bën premtimin (VIDEO)

Një ditëlindje jo e zakontë… Zlatan Ibrahimovic ka fikur 40 qirinj ende në aktivitet dhe e ka bërë bashkë me shokët e ekipit, trajnerin e tij, drejtuesit, stafin, magazinierët dhe çdokush që punon në Milanello, qendra stërvitore kuqezi.

I ngazëllyer për surprizën me një tortë gjigante me fytyrën e tij, Zlatan ka hapur shampanjën dhe ka lagur të pranishmit, por gjithashtu ka marrë nga klubi një shishe verë të vitit 1981, pikërisht kur lindi ai, njësoj si vera që vjetërsohet…

Sakaq, vetë suedezi u shpreh se “nuk është ende momenti të largohem, të tërhiqem. E ndjej vetën të fortë, mund t’ia dal. Nuk dua të kem pengje kur të braktis futbollin. Drejtues te Milani? Kush nuk do të donte”.

VIDEO

Related posts

BEFASOHET NGA PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi Werner: Në Bundesliga nuk i gjen lojtarë të tillë

Delo.autor

“RILINDJA NIS NGA STADIUMI I RI”/ Presidenti i Milanit gëzon tifozët me deklaratën e fundit

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Mbrojtësi Zabaleta: Messi duhet të largohet nga Barcelona dhe…

Delo.autor

Leave a Comment