Futboll La Liga

Ronaldo ‘me zemër të madhe’, financon ndërtimin e një spitali pediatrik në Kili

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të ndihmojë ndërtimin e një spitali pediatrik në Kili me plan për të ndërtuar edhe disa të tjera.

Ndërtimi i spitalit për fëmijë është një investim i përbashkët i 32 vjeçarit, i cili është ambasador i Save the Children, Unicef dhe Ëorld Vision – dhe biznesmenit italian Alessandro Proto.

“Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, do të ndërtojë një spital pediatrik në Santiago të Kilit në vitin 2020”.

“Cristiano dhe Alessandro janë shumë të lumtur për këtë iniciativë”, ka shkruar Ronaldo.

CR7 gjithmonë ka treguar anën e tij humane duke u ndihmuar fëmijëve anë e mbanë botës, çka e ka bërë atë edhe ambasador të të drejtave të tyre.

Ronaldo vetëm javë më parë fitoi për të pestën herë Topin e Artë për futbollistin më të mirë në botë.

Related posts

POZA “HOT” ME BIKINI/ Partnerja e futbollistit të Juventus sjell para kohe verën (FOTO)

Delo.autor

“IA DALË PËRBALLË SOLDADOS”/ Frashëri: Kemi shanse me spanjollët, koha për… titull

Delo.autor

E PABESUESHME/ Kane i zhgënjyer nga presidenti i Tottenham, mendon largimin

Sadik.Autor

Leave a Comment