Futboll Ligue 1

PSG-Caen, vendasit duan ta mbyllin vitin me fitore

Parisi, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të pësuara kundër Strasbourg dhe Bayern Munich, është kthyer të fitoret dhe do të zbresë në fushë mbrëmjen e së mërkurës me synimin për të çuar në 3 numrin e fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Emery do të presë në shtëpi Caen, në një takim të vlefshëm për javën e 19-të të kampionatit francez. Kjo do të jetë dhe ndeshja e fundit për PSG në vitin 2017. Në javën e fundit të Ligue 1, Parisi ka marrë një fitore bindëse 4-1 në fushën e Rennes. Neymar ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste, ndërsa golat e tjerë janë shënuar nga Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.

Kështu, “Les Parisiennes” kanë shënuar 11 gola në tre fitoret e fundit dhe pritet që ta mbyllin vitin me një tjetër rezultat bindëse kundër Caen. Gjithashtu, vendasit nuk do ta kenë të vështirë ta mbajnë rrjetën e portës së tyre të paprekur, duke parë se miqtë nuk e kanë pasur të lehtë të gjejnë rrugën e golit në ndeshjet e fundit. Në fakt, Caen ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Ata nuk kanë arritur të shënojnë asnjë në katër takimet e fundit të luajtura në transfertë. Historia, siç pritej, është në favorin e PSG-së, por Caen ka marrë një barazim 1-1 befasues në vizitën e fundit të bërë në “Parc des Princes”. Në total, Parisi ka fituar 13 takime dhe ka humbur vetëm një nga 20 përballjet e zhvilluara kundër Caen.

Related posts

PAS 11 MINUTASH LOJË/ Bonucci gabon në zonë, Crotone surprizon Kampionët e Italisë (VIDEO)

Delo.autor

NDEROI EKIPIN NË CHAMPIONS/ Liverpool gati të shpërblejë Origin, ja “dhurata” e madhe që merr

Delo.autor

NGA MAKINAT LUKSOZE TEK CR7/ Rrëfen Myrto Uzuni: Gati për një kampionat të madh…

Delo.autor

Leave a Comment