Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE E MERITUAR/ Nuk di të ndalet, Kukësi mposht Dinamon dhe merr kreun

Kukësi ia ka dalë të mposhtë Dinamon në ‘’Air Albania’’ për tu konfirmuar një ndër pretendetet kryesore për titull këtë sezon.

Ndeshja nisi mirë për Dinamon e cila humbi disa raste të pastra duke izoluar tërësisht Kukësin në gjysmëfushën e vet. Por për golin e avantazhi mendoi Edi Basha që në minutën e 28-të i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes për të shënuar një supergol me të majtën.

Në pjesën e dytë blutë tentuan disa herë portën, por Harizaj ishte në superformë duke ndalë disa herë Agim Ibraimin që dëshpërimisht kërkoi golin në këtë takim. Kukësi vazhdon me ecurinë e fitoreve në këtë kampionat, ku pas Vllaznisë, Dinamo është viktima e radhës për blutë.

Related posts

I THA LAMTUMIRË VETËM FUSHËS/ Ish-futbollisti shqiptar merr një rol të rëndësishëm te Manchester City

Delo.autor

ZANATI I TIJ PRIMAR ËSHTË KËPUCAR/ Mjeshtri shqiptar i topave të futbollit, që ua di sekretin

Delo.autor

LIVE/ Gabime amatoreske në mbrojtje, Çekia U-17 mposht Shqipërinë U-17 (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment