Futboll La Liga Sport

FRIKË TEK BARCELONA/ Probleme në fushë për Agueron, transportohet menjëherë në spital. Ja gjendja e tij…

Frikë në shtëpinë e Barcelonës, ku Aguero pas disa shqetësimeve në fushën e blertë gjatë ndeshjes ndaj Alaveshit, e përfunduar me rezultatin 1-1, është zëvendësuar në minutën e 41′ me Kutinjon sepse ka shfaqur probleme kardiake.

Sulmuesi argjentinas ka ndjerë shqetësime dhe ka rënë në tokë me një dorë në kraharor duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje.

E menjëhershme ka qenë ndihma e parë e mjekëve teksa e dërguan numrin 19 të katalanasve në spital për kontrolle të detajuara.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Barcelonës teksa ka thënë se Aguero ka ndjerë shqetësime në gjoks dhe e kanë transportuar menjëherë në spital.

Related posts

RIKTHEHET EUROPA LEAGUE/ 14 ndeshjet e ditës së sotme, dulet e shqiptarëve, Legia kundër Napolit

Delo.autor

BARCELONA-VISSEL KOBE/ Përfundon pjesa e parë, ja rezultati

Delo.autor

RRËFEN PËR SHOKËT E SKUADRËS/ Rrahmani: Është tek Napoli prej vitesh, një privilegj të luaj me atë

Delo.autor

Leave a Comment