Futboll Seria A Sport

GODITJE PËR SPALLETTIN/ Titullari i Napolit pëson tërheqje muskulore dhe humbet ndeshjet e rëndësishme

Goditje për skuadrën e Napolit, teksa Luçiano Spaleti do të bëjë pa shërbimet e sulmuesit kryesor, Viktor Ozimhen për derbin e pasdites së sotme ndaj Salernitanës në orën 18:00.

Sulmuesi nigerian ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe kështu nuk do të jetë në dispozicion për duelin e sotëm ndaj skuadrës ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.

Për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij, 22-vjeçari do të duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të parë dhe sa kohë do të duhen për riaftësimin e tij.

Një goditje për Spaletin, i cili humbet kështu një nga lojtarët më në formë të momentit te të kaltërit edhe për takimin ndaj Legias në mesjavë, ndeshje vendimtare për fatet e Napolit për ecurinë në Europa Ligë.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Premier dhe shifrat e çmendura të shpenzuara për mbrojtësit, Maguire më i shtrejnti

Delo.autor

SYNON TË “KULTIVOJË” TALENTET E SË ARDHMES/ Barcelona vendos klauzolë 100 milionë euro për…

Delo.autor

“DUA VETËM TJU THEM…”/ Emocione dhe lot, Marchisio kthehet në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment