Gossip Sport

“KY NUK ËSHTË FUTBOLL”/ Shpërthen gruaja e Reina-s: Është thjesht e patolerueshme

Ajo që i ka ndodhur Reina-s gjatë Atalanta-Lazio ka zemëruar Yolanda Ruiz, gruaja e numrit 25 të bardhekaltërve.

Portieri i Lazio-s, në minutat e fundit të sfidës undër zikaltërve, është goditur nga disa sende që janë gjuajtur nga shkallët e stadiumit ku qëndronin tifozët bergamaskë: një monedhë, një ngjitëse dhe një çakmak.

“Ky nuk është futboll”, ka shkruar Yolanda në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar një fotografi të kokës së Pepe-s, ku mund të shihet plaga.

“Është thjesht e patolerueshme”, ka vazhduar gruaja që në fotografinë e fundit ka rrethuar sendet që kanë goditur portierin: “Monedha dhe çakmakë”.

Ndërsa gruaja është shfryrë, Reina ka dashur të kthejë me të qeshur: “Herën tjetër më hidhni një kile karkaleca”, ka bërë ironi spanjolli në rrjetet sociale.

Related posts

E BUJSHME/ Herry Kane dhe trajneri Pochettino mund të bashkohen në verë tek…

Delo.autor

DO TË GAROJË NË LA LIGA NË SEZONIN E RI/ Skuadra historike “shpërfytyron” fanellën tradicionale (FOTO)

Delo.autor

“MERKATO E JANARIT”/ Ish SULMUESI i Barcelonës befason me KLUBIN e ri

Isa.Autor

Leave a Comment