Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Vlahoviç bën Fiorentinën të ëndërrojë, Empolit mposht me përmbysje Sassuolon. Ja rezultatet…

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Serisë A të luajtur drekën e sotme. Fiorentina ka marrë një fitore të pastër 3-0 përballë Specias duke fituar ndjeshëm terren në renditje.

Protagonist për violët u bë sulmuesin serb Dushan Vlahoviç i cili shënoi plot 3 gola. Serbi ka shënuar 8 gola në 11 ndeshje këtë sezon duke qenë njeriu i momentit te Fiorentina. Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj u aktivizua vetëm 25 minuta në këtë takim, por ma mundur të lërë gjurmë.

Empoli ka arritur të marrë një fitore të madhe 1-2 përballë Sasuolos. Miqtë përmbysën rezultatin e pjesës së parë duke shënuar dy herë në fund me Pinamontin dhe Zurkovskin. Në këtë takim u aktivizua vetëm Kristjan Asllani, ndërsa Bajrami dhe Ismajli e kanë ndjekur takimin nga stoli.

Në sfidën tjetër, Xhenoa dhe Venecia kanë barazuar pa gola duke ndarë nga një pikë.

REZULTATET

Fiorentina-Specia 3-0

Xhenoa-Venecia 0-0

Sasuolo-Empoli 1-2

Related posts

Juventus “djeg” City-in dhe PSG-në, siguron Pellegri-n

Q.Autor

Ronaldo: Kur luaja në rrugë, s’e imagjinoja se një ditë do ta shkrepja këtë foto

Q.Autor

Playboy Rusi zbulon “formacionin” për Kupën e Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment