Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Kastrioti. Rezultati 1-1

Duke filluar nga ora 16:45, Teuta dhe Kastrioti do të sfidojnë njëra-tjetrën për javën e 7-të të ‘’Abissnet Superiore’’.

Sfida do të luhet në ‘’Loro Boriçi’’, pasi ‘’Niko Dovana’’ është ende në rikonstruksion dhe sfida ishte planifikuar për tu luajtur në ‘’Arena Egnatia’’, por rrogozhinasit po sistemojnë fushën pasi është dëmtuar nga numri i lartë i sfidave të luajtura.

Durrsakët vijnë si favorit në letër, por Kastrioti ka treguar që nuk duhet nënvlerësuar pasi skuadra e Ndreut u hap shumë punë të mëdhave. Sa i përket formacioneve, Teuta do të ketë përpara si pykë Pepi Gjorgeiv ndërsa Vila, Sebino Plaku dhe Sherif Kallaku plotësojnë repartin ofensiv.

 

LIVE/ Teuta – Kastrioti  1-1

51′ Gruda / 80′ Mudrazija

MINUTË PAS MINUTE

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ Okebugu hyn në fushë në vend të Çelës së dëmtuar.

86’ Todorovski dhe Xhekson i lënë vendin Kotobellit dhe Idrizajt në këro minuta.

84’ Çela lëshon një diagonale të fortë, por nuk gjen katërkëndorin e Qirkos.

82’ Mudrazija dhe çela kanë mundësinë që të dërgojnë përsëri sferën në rrjetë, por Qirko ndalon goditjet e lojtarëve krutanë, të cilët kanë një ritëm tjetër në këto minuta.

80’ GOOOL Kastrioti. Pas një harkimi nga Greca në të djathtë, topi mbetet në qendër ku Mudrazija përfiton dhe gjuan duke barazuar shifrat.

77’ Karakaçi ndëshkohet me të verdhë pas një faulli të shkaktuar kundër Lorenco Vilës.

74’ Lojtari i Kastriotit, Grgiç, dëmtohet pas një përplasje dhe kërkohet ndihma e barelës e më pas ambulancës për ta dërguar në spital, ndërsa ka kokën e fashuar. Në vendin e tij hyn në fushë Mudrazija.

68’ Është pikërisht Rami i cili ndëshkohet me të verdhë pasi tërheq nga fanella Kallakun për të ndalur një kundërsulm.

67’ Rami ka mundësinë që të shënojë golin e barazimit por gjuajta e tij e fortë ndalet nga Qirko.

66’ Greca ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Aleksit.

65’ Në fushë Zogaj për durrsakët, duke zënë vendin e Plakut.

63’ Aksion i gjatë i durrsakëve të cilët mundohen të krijojnë para portës kundërshtare, por nuk ka hapësira për ta për të rrezikuar Salin.

59’ Çela del mirë në krahun e djathtë, pasimi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga askush dhe sfera përfundon jashtë.

57’ Zëvendësim i dyfishtë te krutanët. Greca hyn në fushë në vend të Ajazit, ndërsa Husein i lë vendin Onanugas.

51’ GOOOL Teuta! Shënon Gruda i cili merr një asist të artë nga Kallaku dhe nuk gabon përballë Salit me një diagonale.

50’ Todorovski del mirë në fundore dhe nis një pasim për Plakun, ky i fundit sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga Neziri dhe pastaj Sali.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te durrsakët ku Gruda zë vendin e Gjorgiev.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’ Në mënyrë të pabesueshme, gjyqtari i katërt jep vetëm 3 minuta shtesë kur vetëm për shqyrtimin e VAR u deshën 4 minuta ndërprerje.

44’ Pas një goditje dënimi për Kastriotin, ka një rrëzim në zonë të Ajazit. Krutanët protestojnë, ndërsa gjyqtari pret dy minuta nga VAR për të mësuar nëse ishte kontakt për penallti apo jo. Në fund ai ftohet vetë para ekranit ku shqyrton për dy minuta pamjet  dhe ën fund jep pozicion jashtë loje në favor të durrsakëve.

39’ Ajazi është i ndëshkuari i parë i ndeshjes, pasi sulmuesi i krutanëve shkel Selmanin në dyluftim për topin.

37’ Todorovski nga e djathta arrin të harkojë nga fundorja, por largon mbrojtja e vëmendshme krutane.

32’ Kundërsulm i shpejtë i Kastriotit me Ajazin i cili provon nga jashtë zonës duke mos gjetur kuadratin, ndërsa Rami dëshpërohet sepse ishte i vetëm në krahun e majtë.

24’ Gjorgiev gabon në mënyrë të pabesueshme. Sulmuesi shfaqet i vetëm para Salit dhe gjuan shumë dobët në duart e portierit edhe pse i vetëm.

22’ Karakacci largon topin në një duel ajror me Gorgiev, ndërsa ky i fundit rrëzohet në tokë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe sulmuesi i durrsakëve ngrihet menjëherë në këmbë.

20’ Kastrioti përgjigjet me anë të një goditje nga këndi të harkuar nga Rami. Topi mbetet në qendër të zonës por askush nuk arrin të devijojë drejt portës durrsake.

16’ Lorenco Vila hyn në fushë në vend të Dajës i cili është ulur në stol i dëshpëruar.

13’ Shkëndija e parë është e Teutës me Gorgiev i cili përfiton nga një largim i gabuar i mbrojtjes dhe gjuan në portë. Tentativa e tij është ballore dhe sfera ndalet në duart e Salit.

11’ Loja është e ndalur prej dy minutash për shkak të një dëmtimi të Dajës. Mesfushori në fund ngre flamurin e bardhë dhe kërkon zëvendësim.

9’ Kastrioti mundohet të organizojë një sulm në krahun e djathtë me Ajazin, topi shkon te Neziri i cili harkon nga e djathta por Qirko e ka të lehtë të mbërthejë sferën.

4’ Teuta ka kontrollin e lojës dhe qarkullon topin në këto minuta të para, ndërsa Kastrioti për momentin thjesht po mundohet të mbajë larg durrsakët nga katërkëndori i Salit.

1’ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.

Related posts

FULHAM-MANCHESTER CITY/ Guardiola synon fitoren për të qëndruar afër rivalit të kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Gazetarit dhe Dajës ia ndërpret intervistën një gazetë skedinash

Sadik.Autor

VAR NË CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologjie…

Isa.Autor

Leave a Comment