Futboll Sport

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Raiola gjen fajtorin për vështirësitë e Pogba, përdor Haaland për t’u “hakmarrë”

Super menaxheri Mino Raiola duket se fajëson trajneri i Manchester United për formën e keqe të klientit të tij Paul Pogba.

Sipas Bild, Raiola fajëson Solsljaer për rendimentin zhgënjyes të mesfushorit francez.

Duket se Raiola është aq i pakënaqur me trajneri e United, sa është gati të vërë në rrezik transferimin e një tjetër super klienti të tij verën e ardhshme: Erling Haaland.

Solskjaer e do me çdo kusht sulmuesin norvegjez, veçanërisht duket parë se Ronaldo do t’i afrohet 38 viteve sezonin e ardhshëm.

Pakënaqësia e Raiola-s për situatën e Pogba mund të shuajë përfundimisht shpresat e Djajve të Kuq për të siguruar sulmuesin e Dortmund.

Related posts

PAS DËNIMIT PËR FALSIFIKIM PASAPORTE/ Telashet nuk mbarojnë, Ronaldinho sërish pas hekurave. Ja shkaku…

Delo.autor

Vjen “njeriu-gol” për Inter-in, Martinez gati të kryej vizitat mjekësore

Sadik.Autor

TALENTI I MANCHESTERIT/ Rashford mendon për të ardhmen, investon 3 mln euro

Isa.Autor

Leave a Comment