Futboll Seria A Sport

“NAPOLI ËSHTË FAVORIT PËR TITULL”/ Capello analizon Serinë A: Milan ka bërë dy lëvizje të bukura

Fabio Capello ka folur në lidhje me luftën për titull në Serinë A, që tani shikon Napoli-n dhe Milan-in para të gjithëve.

“Në verë kam qenë i qartë: nëse De Laurentiis nuk shet Koulibaly ose dikë nga lojtarët e mëdhenj, atëherë do të jetë një nga favoritet për të fituar titullin”, ka thënë Capello për Il Mattino.

“Tani është e lehtë të thuhet, duke parë si lëvizin axurrët në fushë, duke parë vazhdimësinë e rezultateve dhe personalitetin me të cilin luajnë, por skuadra ka qenë e fortë edhe me Gattuso-n”.

Për Milan-in: “Largimet e Donnarumma dhe Calhanoglu mund të kishin qenë një goditje e rëndë psikologjike. Por klubi kuqezi ka gjetur zëvendësuesit e duhur në merkato”.

Pas 11 javësh kampionat, Milan dhe Napoli kryesojnë renditjen me plot 7 pikë avantazh ndaj Inter-it të vendit të tretë.

Related posts

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti: Dua të konkuroj me “Zonjën e Vjetër”, përndryshe nuk…

Delo.autor

NDESHJA E SË PREMTES/ Ja cili është formacioni i mundshëm anti Izrael

Isa.Autor

RIKTHEHEN ZIKALTRIT/ Tani quajeni “ZONA SPALLETTI” , 5 fitore në limite për INTERIN

Isa.Autor

Leave a Comment