Futboll Seria A Sport

TREGON ANEKDOTËN ME CAPELLON/ Ancelotti: Edhe unë zemërohesha kur më zëvendësonte

Reali po ecën me një ritëm të kënaqshëm në Europë dhe kampionat, por në klubin madrilen nuk është çdo gjë e qetë. Në mediat spanjolle gjatë ditëve të fundit janë publikuar lajme se ka lojtarë të cilët nuk pëlqejnë faktin se Ançeloti luan gjithmonë me të njëjtët dhe rrallëherë hedh sytë nga stoli.

Por ky duket se nuk është një shqetësim për trajnerin, i cili në konferencën e sotme për shtyp, i pyetur rreth kësaj situate, është përgjigjur me një anekdotë të periudhës kur ai ishte futbollist te Milani dhe në stol e ulte Fabio Kapelo.

“Disa prej lojtarëve janë të inatosur me mua se i aktivizoj pak? Kur unë isha futbollist dhe Kapelo më zëvendësonte, edhe unë inatosesha.

Por ai më thoshte gjithmonë: “Kur të bëhesh trajner, do ta kuptosh”. Tani jam një trajner dhe e kuptoj mirë”, ishte shpjegimi që dha Ançeloti për këtë situatë

Related posts

LIVE/ Tirana-Kukësi: Doka shpërthen në të djathtë, shpëtojnë verilindorët. Cungu nxjerr Rexhinaldon (VIDEO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË NË ANGLI/ Futbollistët kanë 2 muaj pa u paguar. Marrin vendimin drastik…

Delo.autor

NBA/ Clippers mposhten nga Kings, fitojnë Boston dhe Toronto

Delo.autor

Leave a Comment