Futboll La Liga

Pasaporta portugeze e Coutinhos, vend bosh për ekstrakomunitarët te Barça

Philipe Coutinho së shpejti do të jetë një futbollist komunitar, duke i dhënë mundësi Barcelonës që të ketë hapësirë në organikë për një tjetër futbollit cilësor joeuropian.

Mesfushori brazilian së shpejti do të pajiset me pasaportë portugeze, e drejtë kjo që i lind nga lidhja bashkëshortore me Aine. Sipas legjislacionit në Portugali mjafton që një nga bashkëshortët te ketë pasaportë portuegeze që pas 3 vitesh martesë ta përfitojë edhe tjetri.

Ne rastin konkret kriteret janë plotësuar, sepse Philipe dhe Aine kanë lidhur kurorë që në vitin 2012.
Aktualisht 3 vendet e lojtarëve ekstrakomunitarë te “Blaugranat” janë zënë nga Coutinho, Yerry Mina dhe Paulinho, ndërsa Luiz Suarez konsiderohet komunitar, sepse ka marrë pasaportë italiane nga bashkëshortja e tij Sofia Balbi.

Nënshtetësia portugeze për Coutinhon i hap rrugë transferimit nga Gremio të mesfushorit brazilian Arthur, i cili mbetet objektivi kryesor i drejtuesve të Barcelonës.

Related posts

Martohet futbollisti italian, klubi i dhuron kontratë të… (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA NAJ LAÇIT/ Trajneri Shehi në një mendje me presidentin Halili: Dua “djem të këqij” në fushë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Dy lojtarë të tjerë me epidemi në Serie A, ish-sulmuesi i Milanit rezulton pozitiv!

Delo.autor

Leave a Comment