Futboll Seria A Sport

NË SKADENCË KONTRATE/ Dy lojtarët e Milanit pa akord. Në janar pritet… largimi

Pavarësisht optimizmit të Paolo Maldinit, rinovimet te Milani nuk po shkojnë edhe aq mirë. Kontratat më urgjente janë ato të Kesit dhe Romanjolit, por që të dyja rastet janë problematike.

Menaxheri i afrikanit vijon të takohet me kuqezinjtë, por akordi duket i vështirë. Klubi nuk i ofron më shumë se 7 milionë euro në sezon, ndërkohë që kërkesa vërtitet te 10 milionë euro.

Në këto kushte, palët janë të destinuara të ndahen, ndaj edhe drejtuesit e “Djallit” po planifikojnë ta shesin Kesin që në janar për të mos e humbur në verë pa fituar asgjë.

Situatë e ndërlikuar edhe rreth Romanjolit. Vullneti për bashkëpunim nuk mungon, por kapiteni i kërkohet që të ulë rrogën aktuale (5 mln euro) në 3.5.

Edhe në rastin e tij mund të tentohet shitja te Juventusi që është gati të përfitojë ashtu si Barcelona që edhe më herët ka shfaqur interes për mbrojtësin. Për të ardhmen e dyshes kuqezi janari do të jetë muaji vendimtar.

Related posts

PAS AKUZAVE PËR KORRUPSION/ FIFA padi penale ish-presidentit Blatter për “keqmenaxhim kriminal”

Delo.autor

VËSHTIRËSITË NË KLUB/ Fellaini: Tifozët e Man United dëshirojnë të shohin futboll të mirë

Isa.Autor

LIVE/ Real Sociedad-Real Madrid, Zaldua kalon vendasit në epërsi

Delo.autor

Leave a Comment