Futboll Sport

“BOTËRORI ÇDO DY VITE? DO TË HUMBISTE RËNDËSINË”/ Ze Roberto: Ja pse Messi e meriton “Topin e Artë”

Ze Roberto “voton” për Leo Messi-n.

Ish-lojtari historik brazilian nuk ka dyshim se kush duhet ta fitojë Topin e Artë: “Pa asnjë dyshim, Messi. Më pas është Cristiano dhe Lewandowski. Pele, Messi dhe Maradona janë më të mëdhenjtë e historisë”, ka thënë Ze Roberto për Oleparlando.

“Ronaldo, Fenomeni, është i katërti në listë për mendimin tim”.

Në lidhje me ambiciet e Brazilit dhe Argjentinës në  Katar 2022:

“A mund të luftojnë me të mëdhatë e Europës? Brazili ka kaluar me lehtësi ndeshjet kualifikuese, por nuk duhet harruar ajo që ka ndodhur në Rusi 2018. Mendoj se mund të luftojë, por para Botërorit do të duhet të bëjë ndeshje të tjera për të kuptuar forcën reale”.

Për Argjentinën: “Ka fituar me meritë Kupën e Amerikës dhe ka shfrytëzuar rastin e saj. Çfarë mendoj për Botërorin çdo dy vite? Nuk më pëlqen ideja dhe mendoj se do të humbte rëndësinë”, ka përfunduar Ze Roberto.

Related posts

FYEN GJYQTARËT NË DERBIN E TORINOS/ Merret vednimi për Nedved dhe Paratici, ja ndëshkimi për dy zyrtarët e lartë të Juventus…

Delo.autor

E BUJSHME/ Apolonia shkarkon Çoçllin para ndeshjes me Teutën, ja kush do e drejtojë skuadrën fierake…

Delo.autor

BRESCIA-JUVENTUS/ Mungon CR7, Balotelli titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment