Futboll La Liga Sport

ISHTE TRAJNER I PËRKOHSHËM I “KATALANASVE”/ Barjuan: Sa keq të ikësh kur të japin një karamele si Barcelona

Sergi Barjuan ka dhënë konferencën e fundit të tij si trajner provizor i Barcelonës. Aventura e tij tek ekipi i parë i Barcelonës pati një kohë mjaft të shkurtër, vetëm tri takime.

Të tretin dhe të fundit do ta luajë pikërisht sot pasdite kundër Selta Vigos për t’i lënë më pas vendin Ksavi Hernandezit, i cili që nga dje është zyrtarisht trajneri i ri i Barçës.

Barjuan do të kthehet përsëri te ekipi B, por duke folur për mediat nuk e ka fshehur njëfarë pezmatimi për këtë aventurë kaq të shkurtër. “Kur të japin një karamele kaq të këndshme është normale që të ndiesh një farë zhgënjimi, por unë e dija situatën.

Klubi ma kishte bërë të qartë pozicionin. Personalisht jam i kënaqur, më mungon vetëm takimi kundër Selta Vigos, ku shpresojmë të bëjmë gjithçka mirë”, ka thënë trajneri në detyrë i katalanasve.

Serxhi Barjuan ka qëndruar dhjetë ditë në krye të stolit të Barçës dhe siç ka bërë vetë me dije kanë qenë ditë tepër intensive dhe ka mësuar shumë.

Related posts

FORMA E SHKËLQYER/ Broja në “top 20%” të sulmuesve më të mirë, shqiptari troket fort në derën e Chelsea-t

Delo.autor

SHKËLQYEN NË KAMPIONAT/ Zgjidhen trajneri dhe lojtari më i mirë i muajit në Premier, ja emrat

Delo.autor

E HABITSHME/ Rakitic luajti i sëmurë kundër Anglisë, ja nga se vuante “ylli” kroat

Isa.Autor

Leave a Comment