Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Juventus mposht Fiorentinën në frymën e fundit dhe ngjitet në vendin e tetë

Juventus është ringjallur në kampionat pas një barazimi dhe dy humbjeve radhazi të marra në tri javët e fundit.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka mundur 1-0 në shtëpi Fiorentina-s falë një goli të Cuadrado-s në minutën e 91-të.

Një fitore kjo që e ka dërguar Juventus-in përkohësisht vetëm një pikë larg zonës Champions në renditje.

Një humbje e hidhur për Fiorentina-n që ka arritur të rezistojë ndaj sulmeve të vendasve pavarësisht se ka luajtur për më shumë se 20 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Nikola Milenkovic.

I pafat Chiesa, i cili është ndalur nga traversa në minutën e 77-të. Vazhdon mallkimi për Morata-n, të cilit i është anuluar një tjetër gol për pozicion jashtë loje sot.

Related posts

BEFASOHET NGA HOLANDA/ Koeman: Dominim të tillë nuk e prisja

Isa.Autor

Hyka si Agolli/ Panuçi “djeg” kapitenët. Habi me mosgrumbullimin e Gurit

Isa.Autor

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Mustafi u bashkohet lutjeve për Shqipërinë: Në duar të Zotit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment