Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ VENECIAS/ “Shpërthen” Mourinho: Rregullat janë bërë nga ata që nuk marrin vesh nga futbolli

Roma është fundosur në Venecia, por nuk kanë munguar polemikat për arbitrimin. Ka shkaktuar shumë diskutime penalltia e dhënë për Venezia-n kur rezultati ishte 2-1 në favor të verdhekuqve.

Trajneri Jose Mourinho-s ka shpërthyer pas ndeshjes:

“Arsyeja e kësaj humbje? Sipas mendimit tim, historia e ndeshjes mund të ndahet mes dominimit, futbollit sulmues dhe rasteve të shumta të krijuara: dy gola, për aq sa kemi krijuar ne, janë pak”, ka thënë portugezi për DAZN.

“Në rastin e golit të parë dhe të tretë kemi bërë gabime naive. Më pas është goli i dytë, që ka ardhur në një moment kur ne kërkonim të mbyllnim ndeshjen. Fatkeqësisht kështu është: unë jam këtu që flas, arbitri dhe VAR jo”, ka shtuar Mou.

“Penalltia? Preferoj të mos flas. Rregullat janë bërë nga ata që nuk kuptojnë shumë nga futbolli, por janë ata që vendosin. Unë kam pyetur veten pse ndodhin këto gjëra dhe i kam dhënë vetes një përgjigje. Nuk flas”.

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Edy Reja firmos kontratën e re me Dukën, ja objektivi i vendosur nga FSHF

Delo.autor

11 PIKË LARG VENDIT TË TETË/ Apolonia mposhtet nga Kukësi bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Delo.autor

RENDITJA E “FIFA”-S PËR KOMBËTARET/ Ja ku pozicionohet Shqipëria pas humbjes në kualifikueset “Euro 2020”

Delo.autor

Leave a Comment