Sport Të tjera

“MASTERS” PARIS/ Djokovic e Medvedev sërish sfidë në finale, serbi e mbyll vitin si “numri 1”

Tenisti serb Novak djokovic dhe ai rus Daniil Medvedev janë dy finalistët e turnout Masters të Parisit. Numrat 1 dhe 2 në botë do të duelojnë sërish mes tyre dy muaj nga finalja e US Open, fituar nga rusi.

Në gjysmëfinale, Djokovic fitoi 2-1 (3-6, 6-0, 7-6) ndaj polakut Robert Hurkacz, një fitore me përmbysje e tij, duke siguruar finalen. Jo vetëm kaq, por ky rezultat i siguroi matematikisht kreun e renditjes botëqrore edhe për këtë vit tenistit serb.

Për të shtatën herë në karrierën e tij, ai do ta mbyllë vitin si “numri 1 në botë”, një rekord absolut. “Ky ishte objektivi im në këtë turne dhe ia dola mbanë”, tha Djokovic.

Përballë tij në finale do të jetë Medvedev, që në gjysmëfinalen tjetër mposhti 2-0 (6-2, 6-2) gjermanin Alexandre Zverev. Pritej një sfidë më e fortë, por Zverev luajti dobët, kjo për meritë të rivalit rus, ndjeshëm më superior në fushë.

Related posts

11 VJET PJESË E LUANËVE”/ Momenti kur mesfushori Henderson shënoi golin e parë me fanellën e Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Guardiola dhe agjenti Raiola planifikojnë “samit” për atë që e duan gjigantët e Europës

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Fabio Paratici i gatshëm për transferimin e dy super yjeve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment