Futboll La Liga Sport

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje spektakolare, Atletico Madrid ndalet nga Valenica në frymën e fundit

Valencia dhe Atletiko Madrid kanë ndarë nga një pikë në një ndeshje spektakolare ku u shënuan  6 gola.

Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me anë të Luis Suarez në minutën e 35-të të takimit. Me të nisur pjesa e dytë, Valencia barazoi shifrat me anë të një autogoli të shkaktuar nga Saviç.

Por përgjigja e “Los Colchoneros” nuk vonoi, duke shënuar dy herë më Grizman e Vërshalko në harkun kohor të 4 minutave. Teksa ndeshja po shkonte drejt një fitore për Atletikon, sulmuesi 21-vjeçar Hugo Duro i futur në fushë vetëm 5 minuta më parë, ngushton diferencën në 2-3 duke ndezur stadiumin “Mestaja”.

Në minutën e fundit, sërish Duro i prishi festën skuadrës së Simeones duke bërë heroin në këtë takim. Me këtë pikë, Atletiko renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 23 pikëve, duke bërë një hap fals sa i përket garës për kreun e La Liga-s.

Related posts

Tirana nuk heq dorë nga Dita, bardheblutë presin edhe Sedat Berishën

Isa.Autor

“US OPEN”/ S’ka surpriza, tenisti Nadal në gjysmëfinale

Delo.autor

DEBRECEN-KUKËSI/ Rroca lëshon një “predhë” të vërtetë, ja ku ndalet topi… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment