Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja derbi Partizani-Dinamo. Rezultati 1-0

Sot luhet sfida e dytë në Kupën e Shqipërisë përballë Partizanit dhe Dinamot, në “Air Albania”, ku të dyja ekipet kanë si qëllim vetëm fitoren.

Sfida e parë midis dy ekipeve është mbyllur pa fitues në shifrat 1-1. Ishte Cara që i dha avantazhin të kuqve sfidën e parë, por ata u barazuan nga Ibraimi me anë të një 11-metërshi.

Sot të dyja ekipet do të luajnë për fitoren, pasi çdo rezultat barazimi do t’i dërgonte në shtesë, për shkak të heqjes së rregullit të golit në fushën kundërshtare.

 

LIVE PARTIZANI-DINAMO 1-0 (1-1)

44′ Skuka

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren dhe kualifikimin e Partizanit.

90’+5’ Devolli ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj anësorit, pas një rivënie fundore në favor të Partizanit.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Çinedu provon roveshatën në zonë, por në vend të topit godet Bitrin në fytyrë. Ndëshkohet Çinedu me të verdhë, por edhe Liço për protesta.

84’ Gabim në mesfushë i Dinamos. Liço nis topin drejt Mirosavljev dhe sulmuesi shfaqet para Harizaj. Por ky i fundit ndal fillimisht lojtarin serb e më pas edhe mesfushorin me devijime me këmbë jashtë zonës së tij.

83’ Partizani vetëm mendon të largojë topin në këto minuta duke u tërhequr plotësisht në mbrojtje e duke i lënë iniciativën Dinamos.

80’ Largohet nga fusha Demiri te Dinamo, me Çnedu i cili merr vendin e tij.

79’ Hadroj dhe Rrapaj lënë fushën e lojës te Partizani, ndërsa aktivizohen në vend të tyre Sota dhe Liço.

77’ Kundërzbritje e shpejtë e Dinamos që shfaqet shpejt në anën tjetër. Denison gjuan në portë, por Hoxha i mohon golin me tentativën e tij.76’ Zhunior niset drejt Portës por ndalet nga Imami me një rrëshqitje vendimtare ndaj brazilianit.

75’ Denison finalizon një aksion të shpejtë, duke gjuajtur drejt portës nga e majta e sulmit, sfera përfundon direkt në duart e Hoxhës.

71’ Rexhinaldo kërkon penallti pas një përplasje në zonë me Belicën, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

68’ Skuka largohet i dëmtuar, në vend të tij hyn në fushën e lojës Milosavljev.

66’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mihanës.

63’ Dinamo bën tre zëvendësime njëherësh. Profani, Lilaj dhe Bardhi largohen duke i bërë vend Mihanës, Siljanovskit dhe Maliqit.

62’ Skuka ka mundësinë e artë për të mbyllur ndeshjen teksa pas një shpërthimi në të majtë del para Harizajt, por gabon duke gjuajtur jashtë, ndërsa kishte mundësi pasimi për Zhunior i cili ishte i vetëm në qendër.

58’ Lëvizja e parë e Partizanit është largimi i Kallakut nga fusha e lojës, duke i bërë vend Zhunior. I nervozuar fantazisti i të kuqve i cili shkon dhe ulet direkt në pankinë.

57’ Përsëri Ibraimi nga distanca, këtë herë topi i goditur prej tij shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Hoxhës.

54’ Goditje dënimi pranë zonës e Ibraimit, gjuajtja e tij kalon murin dhe niset drejt trekëndëshit të portës. Por Alban Hoxha është i vëmendshëm dhe ndalon gjuajtjen e kapitenit të Dinamos.

54′ Ndëshkohet Belica me karton të verdhë për protesta.

53’ Bardhi gjen hapësirë në krahun e djathtë dhe merr fundoren, harkimi i tij në qendër largohet nga Bitri me një devijim vendimtar.

47’ Mala i afrohet golit të dytë për të kuqtë. Pas një aksion të gjatë, mesfushori gjuan nga e majta, sfera devijohet rrezikshëm nga Sofranac duke kaluar pranë vijës fatale të portës së Harizajt, por askush nuk e shtyn në portë.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në të dy ekipet.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Partizanit.

45’+2’ Ndëshkohet me karton të verdhë Harizaj, i cili detyrohet të dalë nga zona e tij për një dyluftim me Skukën dhe prek topin me dorë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ GOOOL Partizani. Skuka depërton me shpejtësi në qendër, gjen hapësirën për të majtën e tij dhe mposht Harizajn.

42’ Goditje dënimi e rrezikshme e Dinamos nga e majta, topi harkohet në zonë por tentativat radhazi të bluve nuk kalojnë murin e mbrojtjes me Bitrin i cili në fund largon rrezikun.

36’ Rrapaj nis një top të gjatë për Skukën, Harizaj del nga zona dhe largon sferën para sulmuesit të Partizanit.

33’ Denison vallëzon mes mbrojtësve kundërshtare dhe gjen hapësirën për të gjuajtur në portë por duke dërguar sferën në duart e Hoxhës.

29’ Bitri është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rexhinaldos në mesfushë.

24’ Mungojnë rastet në të dy portat në këto minuta, me skuadrat që janë më të përqendruara në fazën mbrojtëse duke mbajtur forca të shumta mbrapa.

17’ Top nga thellësia për Malën i cili shfaqet para Harizajt, por gjuajtja me kokë përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Dinamos.

16’ Harkim nga e djathta i Markut, Cara në shtyllën e dytë gjuan me kokë, pro nuk ka shënjestrën për të dërguar topin në katërkëndor.

11’ Shumë luftë në minutat e para, me skuadrat që mundohen të mos lejojnë asnjë hapësirë për të rrezikuar, duke bërë që deri tani të mos ketë asnjë tentativë drejt portës.

6’ Top i shpejtë i Kallakut në thellësi për Malën, i cili nga e djathta pason për Rrapajn, por Sidibe kthehet në kohë për të larguar topin para gjuajtjes.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania”.

Related posts

STARTON SEZONI I PREMIER ME LIVERPOOL-NORWICH/ Klopp synon ta nisë me fitore kampionatin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHELSEA PËSOI HUMBJEN NDAJ LIVERPOOLIT/ Tifozët “Bluve të Londrës” dalin kundër: Ai është më i dobët se…

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Presidenti i Interit: Ne jemi të sigurtë se do të…

Delo.autor

Leave a Comment